Nëna heroinë shpëton djalin e saj 5-vjeçar nga rrëmbyesi

Nga A2 CNN
18 Korrik 2021, 10:10 | Bota

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin tronditës ndërsa një 24 vjeçar përpiqet të rrëmbejë një fëmijë të mitur, në mes të rrugës në Nju Jork City.

Autori i kësaj ngjarje të rëndë James McGonagle arriti ta merrte me forcë djalin 5 vjeçar dhe ta fuste në makinën e tij, por fatmirësisht nëna ishte pranë dhe reagimi i saj bëri të mundur që ta shpëtonte atë.

24 vjeçari tashmë pritet të dalë përpara gjykatës ku do të akuzohet për tentativë rrëmbimi, vepër kjo që parashikon një dënim të ashpër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos