Nëna humb kontrollin e mjetit, ndërron jetë i biri 3-vjeçar

Nga A2 CNN
5 Gusht 2021, 10:32 | Kronikë
Nëna humb kontrollin e mjetit, ndërron jetë i biri

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Bujqës të Elbasanit. Një nënë 38-vjeçare, e cila udhëtonte me të birin e saj të mitur ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Policia njofton se për pasojë ka humbur jetën 3-vjeçari, cili ishte pasagjer në mjet. Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 09:15

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos