Sekuestrohet kokainë dhe heroinë në Durrës, dy të arrestuar

Nga A2 CNN
5 Gusht 2021, 09:39 | Kronikë
Sekuestrohet kokainë dhe heroinë në Durrës, dy të

Policia e Durrësit ka njoftuar finalizimin e një operacioni ku janë sekuestruar sasi kokaine dhe heroine, si dhe janë arrestuar dy persona.

Shtetasit e vënë në pranga kishin përshtatur banesën e marrë me qira si bazë për përpunimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Policia ka sekuestruar 408 gramë heroinë, 11,5 gramë kokainë, 1 pistoletë, municion luftarak dhe një sasi vlere monetare.

Të arrestuarit janë K. Xh., 32 vjeç dhe E. V., 33 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale "Moskallëzim krimi" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", të dy banues në Durrës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos