Nëntë gola dhe spektakël, Vllaznia “fundos” Dinamon

Nga A2 CNN
18 Tetor 2021, 22:14 | Futboll
Nëntë gola dhe spektakël, Vllaznia “fundos” Dinamon

Pothuajse e pabesueshme ndeshja që i lejon Vllaznisë të kapë vendin e dytë në Superiore. Në një sfide që spektatorët e Loro Boriçit nuk do të harrojnë lehtë, shkodranët triumfojnë me Dinamon me rezultatin 6-3, pas 90 minutave plot ritëm raste dhe gabime.

Por entuziazmi i tifozëve shkodranë u zbeh fillimisht nga goli i Ibrahimit në minutën e 5-të, i aftë për të përfituar nga mbrojtja jo perfekte e Vllaznisë. Barazimi vjen gjithsesi 10 minuta më vonë me Dianje, dhe është fillimi i një dueli golash mes dy ekipeve.

Shkodranët përmbysin rezultatin në të 35-ën, fal një Latifi që duket që kishte formën e dikurshme te Skënderbeu,  i cili asistoi Gjurgjevic që nuk gabon.

Në pjesën e dytë, Vllaznia duket sikur e mbyll sfidën me golin e tretë, të shënuar nga kroati Aralica pas një asist po të Latifit ne të 55-ën, por kryeqytetasit dhe veçanërisht Ibraimi nuk dorëzohen.

Një parregullsi e kapur nga VAR i jep penalltinë që pikërisht Ibraimi realizon duke ngushtuar rezultatin në 3-2.  

Por tre minuta më vonë sërish kroati Aralica bëhet protagonist me një gol me kokë. Loja është konfuze por edhe entuziazmuese, me raste të shumta.

Skuka ngushton sërish rezultatin për Dinamon, por minutat e fundit flasin vetëm për Vllazninë, me golin spektakolar të Jonuzit dhe kundërsulmin e  Mustedanagic në sekondat e fundit shtesë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos