Paketa e rezistencës sociale nuk zgjidh krizën e çmimeve, një pjesë e masave e parashikuar në buxhet

Nga A2 CNN
14 Mars 2022, 16:20 | Ekonomi

Një zgjidhje që nuk jep zgjidhje, pasi nuk ndihmon përballë rritjes së çmimeve. Ky është vlerësimi që ekspertët e ekonomisë i bëjnë paketës së rezistencës sociale.

Sipas Eduart Gjokutaj, qeveria ka ndërmarrë disa masa sociale, por ato nuk parandalojnë shtrenjtimin e mëtejshëm të kostos së jetesës, por konsistojnë kryesisht në afrimin me tre muaj të masave të parashikuara në buxhetin e këtij viti, duke iu referuar ndryshimeve të taksës progresive, rritjes së pagës minimale dhe indeksimit të pensioneve.

Eksperti vlerëson se duhet transparencë në fondet e dedikuara për energjinë në paketën e masave, për të parë se ku do të përdoren ato.

Ekspertët shohin me shqetësim rënien e besimit në ekonomi, të shkaktuar nga shtrenjtimi i të gjitha produkteve dhe veçanërisht karburanteve, të cilat përveçse buxhetet familjare, do të prekin shërbimet dhe turizmin, si sektorë bazë të ekonomisë, të paktën deri në vjeshtën e këtij viti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos