Rolls Royce prezantoi dje makinën e re më të shtrenjtë në botë, që kushton 20 milionë paund. Sot u mësua se Rolls Royce Boat Tail është blerë nga reperi Jay Z, i cili tashmë mund të mburret me këtë “perlë” unike.
Por, kushdo që kërkon ta rivalizojë bashkëshortin e Beyonce, i ka të gjitha mundësitë që ta bëjë këtë, duke blerë një nga 5 makinat e tjera më të shtrenjta të planetit.

Bugatti La Voiture Noire (2019) – 11,3 milionë paund 
Rolls-Royce Sweptail (2013) – 10 milionë paund 
Pagani Zonda HP Barchetta (2018) - 13,4 milionë paund 
Bugatti Centodieci (2019) - 7,4 milionë paund 
Mercedes-Maybach Exelero (2005) - 6,3 milionë paund
Në galerinë e mësipërme ju prezantojmë me secilën prej tyre. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )
