All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

“Nëse Putin shkel në Hungari, ne nuk do ta arrestojmë”

Nga A2 CNN
23 Mars 2023, 14:07 | Bota
“Nëse Putin shkel në Hungari, ne nuk do ta
All - Paragraf - 1

Një urdhërarresti është lëshuar kundër Vladimir Putin nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, që do të thotë se presidenti rus mund të arrestohet nëse shkel në ndonjë shtet anëtar të ICC-së.

Por Hungaria ka thënë se siç qëndrojnë gjërat, ajo nuk do ta arrestonte Putinin. Shefi i shtabit të kryeministrit Viktor Orban tha se urdhri nuk ka asnjë bazë ligjore në Hungari.

All - Paragraf - 3

"Ne mund t'i referohemi ligjit hungarez dhe bazuar në këtë nuk mund të arrestojmë presidentin rus, pasi statuti i ICC nuk është shpallur në Hungari", tha Gergely Gulyas në një konferencë.

Megjithatë, ai shtoi se qeveria e tij nuk ka "formuar ende një qëndrim" për urdhërarrestin.

"Këto vendime nuk janë më fatlumët pasi ato i çojnë gjërat drejt përshkallëzimit të mëtejshëm dhe jo drejt paqes, ky është mendimi im personal subjektiv", tha ai.

All - Paragraf - 6

Hungaria e ka nënshkruar dhe ratifikuar Statutin e Romës që krijoi Gjykatën Penale Ndërkombëtare, por Gulyas tha se kjo nuk është përfshirë në sistemin ligjor hungarez.

Putin është presidenti i tretë në detyrë që i është lëshuar një urdhërarresti nga ICC, por nuk ka gjasa të përfundojë në të ardhmen e afërt në gjykatë.

Lideri rus akuzohet për dëbimin e paligjshëm të qindra fëmijëve nga Ukraina. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/23/femijet-ukrainas-te-deportuar-nga-pushtuesi-rus-bashkohen-me-prinderit/
https://a2news.com/2023/03/17/deportimi-i-femijeve-ukrainas-gjykata-nderkombetare-e-krimeve-leshon-urdher-arrest-per-putinin/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos