Dhjetëra artistë shqiptarë janë bërë bashkë për të kënduar në një zë, por me një thirrje të madhe, të kërkojnë para’ jo vetëm nga biletat, por të bëjnë thirrje përmes koncerteve që biznesmenë shqiptarë ngado janë të kontribuojnë për të ndërtuar qoftë edhe një shkollë.
Të shumtë kanë qenë këngëtarët lirikë të Teatrit të Operas dhe Baletit që i janë bashkuar thirrjes së Inva Mulës për këtë koncert bamirësie, por ajo që u duartrokit më së shumti ishte pjesëmarrja e artistëve shqiptarë që kanë lënë pezull projektet jashtë Shqipërisë për të qenë në këtë mbrëmje.
Pianiste si Etrita Ibrahimi apo Blerta Zhegu që interpretojnë jashtë rrallëherë i gjejmë bashkë në Tiranë.
Inva Mula i bëri bashkë dhe misioni i tyre nuk ndal këtu. Ata do ta vijojnë këtë rrugëtim artistik. Qëllimi është që deri në fund të këtij viti të mblidhen para’ qoftë edhe për të ndërtuar një shkollë. (A2 Televizion)