
Në një situatë kur mazhoranca thotë se zgjedhjet lokale të 30 qershorit nuk mund të shtyhen pasi Kushtetuta nuk e lejon një gjë të tillë e ndërsa kreu i PD, Lulzim Basha, ngulmon se në këtë datë nuk do të ketë zgjedhje, diplomati Agim Nesho u shpreh në emisionin “I Ftuari” se nëse zgjedhjet do të mbahen, atëherë ai nuk do të votojë.
“Me këtë nivel demokracie që ka arritur Shqipëria, duke qenë i ndërgjegjshëm se po shkojmë drejt një regjimi autoritar, që nuk dihet se kur do të përfundojë, unë nuk shkoj në zgjedhje. Nuk mund të jem pjesë e kësaj farse.
Sa i përket protestës së të shtunës. Unë nuk jam njeri i protestave, mund të marr pjesë në diskutime, por nuk dal në protesta”, u shpreh Agim Nesho. (A2 Televizion)