Netanyahu vijon me deklaratat nacionaliste: Do shtrij sovranitetin në të gjitha vendbanimet hebraike

Nga A2 CNN
16 Shtator 2019, 21:41 | Bota
Netanyahu vijon me deklaratat nacionaliste: Do shtrij sovranitetin në

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, tha se nëse i fiton zgjedhjet do të aneksojë të gjitha vendbanimet hebraike në Bregun Perëndimor, megjithë protestat e udhëheqësve palestinezë.

Deklaratat nacionaliste të Netanyahut erdhën pas një interviste në një radio të ushtrisë, ku kreu i qeverisë premtoi sërish se do të zgjerojë sovranitetin e Izraelit në të gjitha vendbanimet e kolonëve dhe në objektet që kanë rëndësi sigurie.

Deklarata të ngjashme, Netanyahu kishte bërë dhe gjatë fushatës elektorale duke sjellë kështu reagimin e Ligës Arabe dhe shumë drejtuesve palestinezë. Kishte nga ata që i konsideruan këto thënie të Netanyahu si akt lufte dhe dëmtuese pa kthim të bisedimeve për paqe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos