
Franca mposhti 2-1 Italinë në Kampionatin Evropian të 21-vjeçarëve. Një ndeshje me shumë polemika, pas një goli që nuk u akordua për italianët, pavarësisht se topi kishte kaluar dukshëm vijën e portës.
“Gjelat” zhbllokuan rezultatin me Kalimuendo në minutën e 23-të. Italianët iu përgjigjën vetëm pak minuta më vonë me Pellegrin dhe vendosën baraspeshën.
Në fraksionin e dytë, francezët rikthyen avantazhin me Barkola, në minutën e 62-të, pas një faulli në mesfushë që nuk u akordua nga gjyqtari holandez i ndeshjes dhe një gafe të Udogie në zonën italiane.
Polemikat arritën kulmin në minutën e 92-të, kur italia shënoi me anë të Belanovës, teksa nga pamjet dukej qartë që topi e kishte kaluar vijën fatale, por gjyqtari holandez nuk kishte të njëjtin mendim dhe ndali festën italiane.
Në këtë event mungon teknologjia e sistemit VAR dhe ajo e vijës së portës, kështu që ndeshja u mbyll 2-1 për francezët. (A2 Televizion)