
PSG mposhti me vuajtje Strasburgun, falë një fitoreje të ngushtë 2-1 në minutat e shtesës. Neymar dhe Mbappe e nisën sfidën nga minuta e parë, por patën ndikim të ndryshëm në këtë ndeshje.
Mbrojtësi Marquinhos, në minutën e 14, kaloi në avantazh vendasit, por kur gjithçka dukej e lehtë për kampionët e Francës, Marquinhos shënoi sërish, kësaj radhe në portën e tij, ndërsa Neymar u ndëshkua me dy kartonë të verdhë brenda 3 minutash, lënë ekipin e tij me 10 lojtarë në minutën e 64.
Parizienët e kërkuan me ngulm golin, duke e gjetur vetëm në minutat shtesë të sfidës. Mbappe fitoi 11-metërsh dhe goditi vetë nga pika e bardhë, duke i dhënë suksesin 2-1 skuadrës së tij, e cila vazhdon të marshojë e pamposhtur në kampionat, me 44 pikë pas 16 ndeshjesh. (A2 Televizion)