Fotografi Sasha Maslov ishte në listën e fituesve për këtë portret, realizuar në një ndërtesë të dëmtuar në qytetin Irpin, UkrainëFotografja gjermane, Julia Christe, u listua fituese në kategorinë e portreteve të kafshëveFotografi italian, Nicola Zolin, fiksoi homazhet për yllin e ndjerë të futbollit Pelé në qytetin brazilian, SantosFotografi Cesar Dezfuli dokumentoi rrjedhjet e lavës nga një vullkan në ishullin spanjoll La PalmaAktivistja e paqes, Liberata Buratwa, e fotografuar në kopshtin e saj në Republikën Demokratike të Kongos, pozon për fotoreporterin Hugh KinsellaFotografi Tariq Zaidi shkrepi këtë imazh në tregun e gjallë të peshkut, Hamar Weyne, në kryeqytetin e Somalisë, MogadishuPortreti i realizuar nga Marylise Vigneau. Veterani i Luftës së Dytë Botërore Acek, jeton në Kirgizi që pas luftësNjë ekip futbolli vajzash pozon për fotografin Ebrahim Noroozi, në Kabul, AfganistanImazh i shkrepur nga fotografi dhe zhytësi amerikan, Martin BroenFotografi Corey Arnold dokumentoi përkujdesjen e një çifti nga Karolina e Veriut për arinjtë që shfaqen në verandën e tyre të shtëpisëNjë shkrepje me dron nga George Steinmetz, ku duken specat djegës të tharë në diell, në një fermë familjare në Andhra Pradesh të IndisëPlazh në Kopenhagë, Danimarkë, shkrepur nga fotografi Simone TramonteRonald Hoogendoorn fiksoi këtë goditje të volejbollistes italiane, Paola Egonu, gjatë Kampionatit Botëror të FemraveKy imazh i mrekullueshëm, i fotografit kanadez Zhu Zhu, u përfshi në listën e më të mirëve në kategorinë e kafshëve të egra dhe natyrësFotografi francez, Thomas Morel-Fort, dokumentoi përmes imazheve pasurinë e një kalorësi të ri senegalez, FallouFotografi spanjoll, Andres Gallardo Albajar, u listua në kategorinë e arkitekturës dhe dizajnit, për serinë e tij të fotografive që dokumentojnë punën e arkitektit të ndjerë Ricardo BofillFotografi kinez, Mingrui Liu, u dallua në kategorinë e projekteve Diga Hoover, në kufirin e shteteve amerikane të Nevadës dhe Arizonës, shkrepur nga fotografi gjerman Jonas Kako
Më shumë se 415.000 imazhe u përfshinë në garën e “Sony World” për fotografinë e vitit. Organizatorët thanë se viti 2023 ka pasur numrin më të madh të aplikimeve në historinë 16-vjeçare të ndarjes së këtyre çmimeve.
Imazhet e përzgjedhura janë shkrepur nga fotografë me prejardhje nga 30 vende të ndryshme të botës. Pamjet me dron të një vullkani, ndërtesat e dëmtuara në Ukrainë, si dhe portreti i një qeni janë renditur si fotografitë më të mira në këtë konkurs. (A2 Televizion)