334 p.e.s. – Ushtria e Aleksandrit të Madh mposht ushtrinë e Darit III të Persisë në betejën e Granicus. Plutarku thotë se kur Aleksandri kaloi Dardanelet, u nis drejt Trojës dhe u ndal fillimisht tek varri i Akilit në shenjë nderimi. 1873 – U nda nga jeta Alessandro Manzoni, letrar italian, i konsideruar si një nga më të rëndësishmit romancier italian të të gjitha kohërave, i famshëm për romanin “I promessi sposi” (Të fejuarit) 1885 – U nda nga jeta Victor Hugo, dramaturg, poet dhe shkrimtar francez, i konsideruar si babai i Romantizmit si dhe një figurë shume dominuese në letërsinë franceze të shekullit XIX. 1897 – Në Londër hapet zyrtarisht tuneli “Blackwall” nën lumin Tamiz. Tuneli u përurua nga Princi i Uellsit. Kostoja e përgjithshme ishte 1,4 milionë sterlina. 1906 – Në Athinë hapen Lojërat Verore Olimpike, të cilat sot njihen si pjesë e Lojërave zyrtare Olimpike. 1960 – Një tërmet që arrinte shkallën prej 9.5, i njohur si Tërmeti i madh kilian, godet pjesën jugore të Kilit. Ky është edhe tërmeti më i fuqishëm i regjistruar. 1960 – Një tërmet që arrinte shkallën prej 9.5, i njohur si Tërmeti i madh kilian, godet pjesën jugore të Kilit. Ky është edhe tërmeti më i fuqishëm i regjistruar. 1960 – Një tërmet që arrinte shkallën prej 9.5, i njohur si Tërmeti i madh kilian, godet pjesën jugore të Kilit. Ky është edhe tërmeti më i fuqishëm i regjistruar. 1972 - Riçard Nikson u bë presidenti i parë amerikan që vizitoi Bashkimin Sovjetik. Presidenti dhe zonja Nikson u pritën në aeroportin e Moskës nga zyrtarët më të lartë sovjetikë. 1972 - Riçard Nikson u bë presidenti i parë amerikan që vizitoi Bashkimin Sovjetik. Presidenti dhe zonja Nikson u pritën në aeroportin e Moskës nga zyrtarët më të lartë sovjetikë. 1972 - Riçard Nikson u bë presidenti i parë amerikan që vizitoi Bashkimin Sovjetik. Presidenti dhe zonja Nikson u pritën në aeroportin e Moskës nga zyrtarët më të lartë sovjetikë. 1972 - Riçard Nikson u bë presidenti i parë amerikan që vizitoi Bashkimin Sovjetik. Presidenti dhe zonja Nikson u pritën në aeroportin e Moskës nga zyrtarët më të lartë sovjetikë. 2010 – Inter fiton Champions League, 45 vjet nga hera e fundit që fitonte trofeun më të rëndësishëm europian në futboll. 1813 – Lindi ne Lajpcig Richard Wagner, kompozitor gjerman. Ai njihej për operat e tij ose "dramat muzikore", siç i quante ai ato më vonë. Muzika e Wagner ndikoi rrënjësisht në zhvillimin e muzikës perëndimore. 1907 – Lindi Laurence Olivier, aktor dhe regjisor britanik. Një nga artistët më të mëdhenjtë e shek. XX, i cili mban rekordin e fitimit te Çmimit Oscar për karrierën dhe me pas si aktor, për interpretimin e tij të Hamletit, ku ishte njëkohësisht edhe regjisor e producent. Më 1979 do të fitonte një tjetër çmim “Oscar” për karrierën. 1924 – Lindi Charles Aznavour, këngëtar, kompozitor, aktivist publik dhe diplomat franko-armen. Ai ka shkruar më shumë se 800 këngë dhe ka shitur më shumë se 300 milion albume. Aznavouri është një nga këngëtarët më të famshëm në Francë dhe shpesh herë quhet 'Frank Sinatra i Francës'. 1970 – Lindi Naomi Campbell, modele britanike, aktore dhe këngëtare. E zbuluar në moshën 15-vjeçare, ajo arriti të kthehej në një prej tre modeleve më të njohura dhe më të kërkuara në periudhën midis viteve 1980 dhe 1990. Ishte njëkohësisht një prej 6 modeleve të gjeneratës së saj të shpallura supermodele nga industria e modës.
Kalendari historik, 22 maj.
(A2 Televizion)