
Bonavia është konsideruar si afresku i mbarë shoqërisë postjugosllave në kërkim të një identiteti të ri. Mes të shkuarës së anatemuar, të tashmes problematike dhe të ardhmes së pasigurt, kështu i flet autori serb Dragan Velikiç edhe shoqërisë shqiptare që tani përmes “Diturisë” ka në dorë librin e tij të dytë në shqip.
Dragan Velikiç në shqip vjen nën kujdesin dhe gjuhën e bukur që e gjejmë në një shkrimtar e përkthyes si Virgjil Muçi.
“Për mua ka kryeqytete zyrtare dhe letrare. Ato letraret janë më të bukurat. Ata mbeten përjetësisht, si mbetet Itaka, Vishagradi i nobelistit Andric. Jam tashme i njohur me lexuesin shqiptar dhe e di që pritem mirë, aq sa rikthehem dhe dëshiroj të rikthehem sërish. Më vjen keq që për letërsinë shqiptare po njihemi vetëm në këto vite. Do të duhet ta kishim njohur më herët”, pohon shkrimtari.
Velikiç nuk vjen për herë të parë në Tiranë me mesazhin se serbë, shqiptarë, boshnjakë, kroatë, malazeze apo thjesht ballkanas, sa të ndarë po aq sa edhe të bashkuar duhet të kontribuojmë në një bashkëjetesë të lumtur. (A2 Televizion)