1946 – Bomba e parë provë atomike amerikane shpërthen nën ujë pranë ishullit Bikini, në Paqësor. 306 – Konstandini shpallet perandor nga legjionet e tij, praktikë e zakonshme e shpalljes së perandorëve të Romës, ku legjionet gjithashtu rrëzonin perandorë. 9 vjet më vonë, më 315, Harku i Konstandinit përfundon pranë Koloseut, për të përkujtuar fitoren e tij në betejën e Urës Milvian më 312. 1593 – Henry IV i Francës konvertohet publikisht nga protestantizmi në katolicizëm. Henri ishte monarku i parë francez i Shtëpisë së Bourbonëve. Konsideruar si uzurpator nga katolikët dhe tradhtar nga protestantët, Henry urrehej nga popullata dhe i shpëtoi të paktën 12 tentativave për vrasje. 1609 – Anija angleze Sea Venture gjatë rrugës për në Virxhinia të Amerikës, ndeshet me stuhi të fuqishme dhe detyrohet të ndalet në një ishull për të shpëtuar nga mbytja. Udhëtarët mbetën në ishull, duke formuar një koloni të re, Bermudën. 1788 – Wolfgang Amadeus Mozart përfundon Simfoninë e tij numër 40 në G minor, por nuk arriti ta dëgjojë të interpretuar. Sipas disa biografëve Mozarti shkroi simfonitë 39, 40 dhe 41 për t’u interpretuar pas vdekjes ose si “apel për përjetësi”. 1961 – Në një fjalim presidenti amerikan John F. Kennedy thekson, se çdo sulm ndaj Berlinit është sulm ndaj NATO-s. 1956 – Fëmija i parë në epruvetë në botë, Louise Joy Brown, lindi në Lancashire, Angli. 2010 – WikiLeaks publikon dokumente sekrete mbi luftën në Afganistan, një nga rrjedhjet më të mëdha të informacionit në historinë ushtarake të SHBA-së. 1984 – Kozmonautja sovjetike Svetlana Savitskaya bëhet gruaja e parë që ecën në hapësirë.
(A2 Televizion)