
Në Meksikë, fansat “thërrasin” Batman-in, për të festuar 80-vjetorin e “lindjes” së superheroit të DC Comics. FOTO: REUTERS 
Lalitpur, Nepal: një bretkosë zhytet në një pikë uji pas shiut. FOTO: REUTERS 
Botërori i Atletikës, Doha, Katar: Braima Suncar Dabo nga Guinea-Bissau ndihmon Jonathan Busby nga Aruba, që të kalojë vijën e finishit në garën e 5000 metrave. FOTO: GETTY IMAGES 
Ushtarët duke bërë roje në Bello, Medellin, Kolumbi. Lagjja mban rekordin për numrin e vrasjeve këtë vit, me 105 të tilla në 7 muaj. FOTO: GETTY IMAGES 
Takimi mes Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe homologut ukrainas Volodymyr Zelensky, pasi Trump publikoi një transkriptim të bisedës telefonike mes të dyve, pas akuzave se i kishte kërkuar të hetonte mbi Jo Biden në këmbim të mbështetjes amerikane. FOTO: REUTERS 
Një hartë e Kinës dhe flamurit të saj e formuar me speca djegës shpaloset ne Zhangye në sezonin e korrjeve. FOTO: AFP 
Aktivistja Greta Thunberg flet në Samitin e Klimës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. FOTO: GETTY IMAGES 
Senatori haitian Jean Marie Ralph Fethiere nxjerr pistoletën për t’iu kundërvënë protestuesve. FOTO: REUTERS. 
Një breshkë deti e vogël në duart e një fëmije, në Tel Aviv, Izrael. FOTO: REUTERS 
Orangutangu Sandra, 33 vjeç, pozon për fotografët në kopshtin zoologjik të Buenos Airesit, Argjentinë. FOTO: AP
Fotot më interesante të javës, nga agjencitë më prestigjioze botërore. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )
