
1590 – Papa Urbani VII vdes 13 ditë pasi zgjedhjet Papë dhe njëherësh, bëhet Papa me kohën më të shkurtër në detyrë në historinë e papëve. 
1928 – Republika e Kinës njihet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 
1972 – Lindi aktorja amerikane Gwyneth Paltrow. Për interpretimin në filmin “Shakespeare in Love”, shpërblehet me Çmimin Oscar. 
1976 – Lindi në Romë Francesco Totti, futbollist Italian, i cili luajti për Romën dhe kombëtaren italiane. Totti është golashënuesi dhe lojtari me më shumë ndeshje në historinë e klubit dhe është lojtari më i ri që ka qenë kapiten në historinë e Serie A. 
1984 – Lindi Avril Lavigne, këngëtare kanadeze e zhanrit pop dhe rock, fituese e mjaft çmimeve muzikore. 
2005 – Transmetohet episodi i fundit i filmit vizatimor “Tommy dhe Jerry”. 
2010 – Fatmir Sejdiu jep dorëheqje nga posti i Kryetarit të Republikës së Kosovës, pas konstatimit të Gjykatës Kushtetuese, se ai ka shkelur Kushtetutën. 
27 shtatori është Dita Botërore e Turizmit.
Kalendari historik, 27 shtator. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )
