
Në Spanjë kryesues i kampionatit vazhdon të mbetet Real Sociedad, që për çudi regjistroi vetëm 5 pikë në katër ndeshjet e para të sezonit.
Skuadra baske e cila tregoi potencalin me barazimin me Realin e Madridit në javën e dytë, mban vendin e parë me një pikë më shumë se galaktikët.
Në javën e tetë, Sociedad bindi sërish duke mundur Celta Vigon, 4-1 në transfertë. Gjithsesi, llogaritë e kreut mund të ndryshojnë shumë shpejt pasi Real Madrid ka një ndeshje më pak në kampionat. (A2 Televizion)