1852 – U nda nga jeta Louis Braile, krijues i shkrimit për të verbrit. Ky alfabet u përdor për herë të parë në vitin 1829, kurse libri i parë me këtë alfabet është botuar në vitin 1837. Aktualisht alfabeti në reliev i modifikuar dhe i përshtatur sipas veçorive të gjuhëve të ndryshme është pranuar në të gjithë botën. 1882 – Në fshatin shqiptar Qytezë të Trakisë, lindi Theofan Stilian Noli, i njohur më mirë si Fan Noli, shkrimtar, studiues, diplomat, politikan, historian, orator dhe themeluesi i Kishës Ortodokse Shqiptare. Ai shërbeu si kryeministër dhe regjent i Shqipërisë në vitin 1924 gjatë Revolucionit të qershorit. 1920 – Lindi në Tiranë Sandër Prosi, aktor shqiptar. Ai interpretoi në rreth 30 filma, ku krijoi role të tilla që kanë hyrë në fondin e teatrit dhe kinematografisë tonë. Përvoja që ky aktor krijoi dhe përpunoi gjatë këtyre 35 vjetëve në krijimin e mëse 100 roleve, zbulojnë jo vetëm vlerat e artit të aktorit në ekran, por edhe mjeshtërinë e tij të lartë skenike. 1938 – Lindi në Milano Adriano Çelentano, këngëtar italian, komedian, regjisor e autor këngësh dhe personazh televiziv. Falë karrierës së tij gati 50-vjeçare e sukseseve të tija botërore është quajtur Elvis Presley Italian. Është i vetmi këngëtar italian që ka shitur më tepër se 100 milionë albume. 1993 – U nda nga jeta balerini rus Rudolf Nurejev, një nga më të kërcimtarët më të mëdhenj të baletit të shekullit të 20-të. Ai kërkoi azil politik në Paris, në qershor të vitit 1961, pas të cilit ai filloi karrierën e tij ndërkombëtare. 2001 - Kongresi amerikan shpalli George W. Bush fitues të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2000. 6 janari festohet si Lindja e Jezu Krishtit në traditën e krishterë ortodokse ruse dhe sipas Kalendarit në Rusi.
Kalendari historik, 6 janar. (A2 Televizion)