Policia arreston një protestues në Hong Kong, pasi kishte hequr flamurin kinez nga një shtyllë. FOTO: REUTERS Një burrë mban në duar portretin e ish-diktatorit Nicolae Ceausescu, gjatë një tubimi për 30-vjetorin e vdekjes së tij dhe bashkëshortes Elena, më 25 dhjetor 1989. FOTO: AP Refugjatë sirianë ecin përmes stuhisë së borës në përpjekje për të kaluar nga Bosnja në Kroaci. FOTO: AP Një 20-vjeçar, me sy mbyllur, i futur në dhe deri në grykë në Karaçi, Pakistan, gjatë eklipsit diellor. Shumë pakistanezë besojnë një veprim i tillë, për personat me probleme fizike gjatë eklipsit, mund të ndihmojë në shërimin e tyre. FOTO: REUTERS Zbukurimet e festave në urën “Lomonosov”, Shën Pjetërburg. FOTO: AP Një turist shëtit në ujëvarën e ngrirë në, Pingshan, në veri të Kinës. FOTO: GETTY IMAGES Dielli i mesditës gjatë solsticit dimëror në malin Uashington në Nju Hempshajër, SHBA. FOTO: AP Eklipsi diellor përmes në Siak, provinca Riay, Indonezi. FOTO: AP Kalorës afganë luftojnë për të kapur dhinë gjatë një ndeshjeje miqësore pranë Kabulit. Buzkashi është sport kombëtar në Afganistan dhe synimi është që trupi i dhisë së ngordhur të futet në një rreth. FOTO: AP Një burrë i veshur si Santa Claus qëndron në sheshin e Shën Markut të përmbytur nga uji në Venecia. FOTO: REUTERS
(A2 Televizion)