1910 – Theodore Roosevelt bëhet presidenti i parë amerikan që fluturon me aeroplan. Fluturimi me një aeroplan, ndërtuar nga vëllezërit Wrigh, që zgjati 4 minuta, u krye në fushën e aviacionit Kinloch. 1939 – Albert Einstein informon presidentin Franklin Delano Roosevelt, se krijimi i bombës atomike është i mundshëm. Kjo ishte shkëndija që nxiti fillimin e garës së armëve bërthamore. 1976 – George Washington merr, pas vdekjes, gradën e gjeneralit të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara. 1953 – Lindi në Tiranë Gazmend Leka, piktor dhe pedagog shqiptar. Në "Galerinë kombëtare të Arteve" ruhen 37 vepra të tijat në pikturë dhe grafikë. Mbi 400 vepra të tjera janë shpërndare në koleksione private në Shqipëri dhe në shumë qytete të tjera të botës. 1958 – NASA lëshon provën e parë Pioneer 1 për në Hënë. Prova dështon, mjeti bie në Tokë dhe digjet. 1975 – Politikani i ri demokrat, Bill Clinton, martohet me Hillary Rodham. Ai do të bëhej Presidenti i 42-të i SHBA ndërsa ajo, përveç se Zonjë e Parë, edhe Sekretare Shteti. 1984 – Astronautja Kathryn D. Sullivan bëhet gruaja e parë amerikane, që bën udhëtim në hapësirë. 1986 – Presidenti amerikan Ronald Reagan dhe udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik Mikhail Gorbachev takohen në Reikjavik, Islandë.
Kalendari historik, 11 tetor. (A2 Televizion)