1813 – Lindi Giuseppe Verdi, kompozitor italian. Ai mbetet një ndër kompozitorët më të njohur të botës në historinë e operës. 1845 – Në Annapolis, Maryland, hapet Shkolla Detare me 50 studentë nënoficer marine dhe 7 profesorë. Sot kjo shkollë quhet Akademia Detare e Shteteve të Bashkuara. 1938 – U nda nga jeta Mustafa Kemal Atatürk, oficer ushtarak turk, revolucionar, themelues i Republikës së Turqisë dhe kryetari i parë i saj, që nga viti 1923, deri në vdekje. 1944 – Gjatë Holokaustit, 800 fëmijë romë u vranë sistematikisht në kampin Auschwitz. 1957 - Presidenti amerikan Eisenhower i kërkoi të falur Ministrit të financave të Ganës, Komla Agbeli Gbedemah, pas refuzimit të shërbimeve në restorantin Dover, Delaware. 1985 – U nda nga jeta Orson Welles, regjisor, aktor dhe autor amerikan. Si aktor më i mirë ka fituar Oskar për filmin “Oscar Citizen Kane” në vitin 1942. Një tjetër Oskar ai e fitoi në 1971. 1992 – U shpall Dita Botërore e Shëndetit Mendor, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë me shtrirje në 150 vende të botës. 2005 – Angela Merkel u bë kancelarja e parë femër e Gjermanisë dhe liderja e parë nga ish -“Lindja Komuniste”
Kalendari historik, 10 tetor. (A2 Televizion)