Nga ftesa tek kualifikimi, flasin Cikalleshi e Selahi

Nga A2 CNN
7 Tetor 2019, 17:22 | Futboll
Nga ftesa tek kualifikimi, flasin Cikalleshi e Selahi

Ndërsa kombëtarja shqiptare ka nisur përgatitjet anti-Turqi, dy futbollistët Sokol Cikalleshi dhe debutuesi Lindon Selahi kanë dhënë përshtypjet e tyre për atë që mund të quhet një finale për ëndrrën e kualifikimit.

Sipas sulmuesit nga Kavaja, Shqipëria nuk ka çfarë humb ndaj do të luajë për fitore në Turqi.

“Është një nga ndeshjet më të vështira. Turqia është favorite sepse luan në fushën e saj dhe është në një moment të mirë, por ne do të shkojmë për ta fituar ndeshjen”, tha Cikalleshi.

Talenti i holandezëve të Tuentes, Lindon Selahi tregoi emocionet kur mësoi ftesën nga trajneri Reja. 20-vjeçari u shpreh se pavarësisht ofertave, nuk mund ta refuzonte kurrsesi Shqipërinë.

“U lumturova shumë kur më erdhi ftesa te klubi sepse ëndrra ime kur kam qenë i vogël ka qenë që të luaja me kombëtaren. Kam luajtur me Belgjikën sepse nuk më ka thirrur Shqipëria. Kam pasur mundësi edhe që të shkoja te Belgjika, por kur thërret Shqipëria dhe e ndjen veten shqiptar, nuk mendohesh dy herë”, theksoi Selahi.

Takimi ndaj Turqisë do të luhet më 11 tetor, ndërsa 3 ditë më vonë kombëtarja dot ë udhëtojë drejt Moldavisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos