Messi "përjashtohet" nga Anglia në rast se ndodh Brexit

Nga A2 CNN
7 Tetor 2019, 12:25 | Futboll
Messi "përjashtohet" nga Anglia në rast se ndodh Brexit

Lionel Messi mund të mos lejohet të udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar në rast se Barcelona do të luajë kundër një klubi anglez në Champions League pasi të ketë ndodhur Brexit.

Një prej lojtarëve më të mirë të botës, Messi është dënuar më parë për evazion fiskal, vepër që konsiderohet penale, edhe pse nuk ka kaluar asnjë ditë në qeli për shkak të marrëveshjeve që ka bërë me autoritetet spanjolle.

Legjislacioni britanik u ndalon hyrjen në vend shtetasve që nuk janë pjesë e BE-së dhe që kanë marrë një dënim të formës së prerë. Deri më tani kjo nuk ka qenë problem për argjentinasin, pasi ai ka edhe pasaportë spanjolle. Por nëse Mbretëria e Bashkuar largohet nga Bashkimi Europian atëherë ai mund të konsiderohet si shtetas jo europian.

Të paktën kështu pretendon avokati i njohur anglez Andrew Osbourne, i firmës ligjore “Lewis Silkin”. Në një intervistë për revistën sportive “The Athletic” ai tha: “Një shtetas jo europian ka marrë një dënim të formës së prerë, edhe pse i është pezulluar, atëherë e ka të ndaluar të futet në Mbretërinë e Bashkuar. Ka shumë futbollistë të famshëm që kanë marrë dënime të tilla për evazion fiskal, të cilët deri tani nuk kanë pasur pse të shqetësohen për shkak të pasaportës europiane. Por pas Brexit ata mund të trajtohen si shtetas jo europianë dhe mund të mos lejohen të futen në vend. Kushdo që ka marrë një dënim të formës së prerë përballet me ndalimin e hyrjes në vend. Kjo mund të jetë pengesë për skuadrat që luajnë kundër atyre angleze në kompeticionet e UEFA-s ose për skuadrat që do të luajnë në finalet që organizohen në Angli. Klubet duhet të marrin masa për t’i paraprirë problemi”.

Megjithatë, avokati shton se pritet që Home Office të bëjë një përjashtim për Messi-n nëse një rast i tillë do të paraqitej. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos