1789 – Hyn në fuqi Kushtetuta e SHBA. 1802 – I hidhëruar për vdekjen e gruas së tij, mbreti Charles Emmanuel IV i Sardenjës heq dorë nga froni, duke ia dorëzuar mbretërinë vëllait të tij, Viktor Emmanuel. 1876 – Një tren i quajtur Trans-Continental Express arrin në San Francisko, Kaliforni, nëpërmjet hekurudhës së parë ndërkontinentale, vetëm 83 orë dhe 39 minuta pas nisjes nga qyteti Nju Jork. 1878 – Nënshkruhet Konventa e Qipros: Perandoria Osmane ia dorëzon Qipron Britanisë, por ruan titullin e zotërimit të ishullit. 1917 – Shpallen për here të parë Çmimet Pulitzer për letërsi, histori e gazetari. Pulitzer është çmim vjetor, themeluar nga hungarezo-amerikani Joseph Pulitzer, nën kujdesin e universitetit Kolumbia, Nju Jork. 1919 – Të drejtat e grave: Kongresi amerikan miraton Amendamentin 19 të Kushtetutës, që garantonte drejtën e votës për gratë. Amendamenti u dërgohet shteteve për ratifikim. 1920 –Hungaria humb 71% të territorit dhe 63% të popullsisë së saj, kur Traktati i Trianon nënshkruhet në Paris. 1940 – Në Luftën e Dytë Botërore forcat naziste hyjnë në Paris, për ta marrë qytetin vetëm pas 10 ditësh. 1965 – Grupi anglez rok Rolling Stones publikon ‘Satisfaction’, një nga këngët e tij më të mira. 1975 – Lindi ne Los Anxhelos aktorja amrikane Angelina Jolie, bijë e aktorit Jon Voight dhe aktores Marcheline Bertrand. 1989 – Fitorja e lëvizjes Solidarnost në zgjedhjet e para të lira parlamentare në Poloni, ndez shkëndijën për një sërë revolucionesh paqësore anti-komuniste në Evropën Lindore. 1990 – Në Shqipëri qeveria komuniste premton se në parim të gjithë shqiptarëve do t’u jepeshin pasaporta për të udhëtuar jashtë shtetit. Ngjarja shënoi fillimin e fundit të diktaturës komuniste në Shqipëri.
Kalendari historik, 4 qershor. (A2 Televizion)