Nga nesër mbyllet porti i Barit, trageti nga Durrësi duhet të niset më herët

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2022, 12:54 | Aktualitet
Nga nesër mbyllet porti i Barit, trageti nga Durrësi duhet të

Autoriteti Portual në Durrës, ka njoftuar se të gjithë udhëtarët që kanë rezervuar lundrimin e tyre mbrëmjen e së hënës nga Porti i Durrësit drejt Portit të Barit, me tragetin “AF MARINA” dhe “RIGEL VII”, se për shkak të situatës së motit, i cili pritet të përfshijë rajonin e Adriatikut, nisja e sotme do të bëhet në orën 19:00 dhe jo në orën 22:00, sipas parashikimit.

“Kërkojmë mirëkuptimin e udhëtarëve, të cilët duhet të paraqiten më herët në Portin e Durrësit për të kryer në kohë procedurat e imbarkimit. Përkatësisht, imbarkimi do të fillojë në orën 16:00 për kamionët dhe në orën 17:00 për pasagjerët. Autoritetet italiane kanë njoftuar mbylljen e përkohshme të Portit të Barit ditën e nesërme, dt. 22.02.2022 dhe për rrjedhojë do të reflektohet edhe në ndryshime apo anulime të përkohshme të lundrimeve të planifikuara nga Porti i Durrësit”, thuhet në njoftimin e Autoritetit Portual. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos