1520 - Ferdinand Magellan zbulon kanalin, tani të njohur si Ngushtica e Magelanit. 1790 – Trengjyrëshi zgjidhet zyrtarisht si flamuri zyrtar i Francës. 1805 – Zhvillohet Beteja e madhe detare e Trafalgarit, një përballje e ashpër mes Marinës Mbretërore Britanike, kundër flotës së përbashkët të Marinës Franceze dhe asaj Spanjolle, gjatë Luftës së Koalicionit të Tretë të Luftërave Napoleonike. Fundi i asaj beteje, përfaqëson fitoren më vendimtare të britanikëve në atë luftë. 1879 – Pas 14 muajsh testimesh, Thomas Edison prezanton për herë të parë në publik llambën e tij elektrike, duke shpresuar që një ditë ajo të konkurronte llambën e vajgurit. 1945 – Gratë në Francë, fitojnë të drejtën e votës në zgjedhjet parlamentare. 1959 – Gjermani Wernher Von Braun nis punën në NASA, për dërgimin e njeriut në Hënë. 1962 – Presidenti amerikan John F. Kennedy, vendos të fusë në “karantinë” Kubën, në përgjigje të kërcënimit bërthamor. 1986 – Zbulohet vrima në Ozon. Nga një satelit i pozicionuar mbi Antarktidë, shkencëtarët vunë re praninë e një vrime të madhe, që ishte shfaqur në shtresën e ozonit. 1994 – Koreja e Veriut dhe SHBA-ja, nënshkruajnë një marrëveshje që i kërkon Penianit të ndalë programin e tij të armëve bërthamore dhe të bjerë dakord me inspektimet ndërkombëtare. 1998 - Kuvendi i Shqipërisë miraton Kushtetutën e re, e cila më vonë u pranua edhe nga populli përmes referendumit.
Kalendari historik, 21 tetor (A2 Televizion)