1776 - Revolucioni Amerikan: Shtetet e Bashkuara shpallin pavarësinë nga Britania e Madhe. 1803 - Qeveria amerikane njofton popullin se kishte blerë nga Franca territorin e Luizianës, duke i paguar Francës një shumë të përgjithshme prej 15 milionë dollarësh. 1826 - Thomas Jefferson, presidenti i tretë i Shteteve të Bashkuara, vdes në të njëjtën ditë si John Adams, presidenti i dytë i Shteteve të Bashkuara, në përvjetorin e pesëdhjetë të miratimit të Deklaratës së Pavarësisë. 1886 - Populli i Francës i ofron Statujën e Lirisë popullit amerikan. 1918 - Bolshevikët vrasin Car Nikollën II të Rusisë dhe familjen e tij. 1934 - U nda nga jeta në sanatoriumin e Francës lindore Marie Curie, kimiste dhe fizikane polake. Për punën e saj mbi radioaktivitetin ajo mori çmimin në Nobel në lëmin e fizikës si dhe të kimisë. 1950 - Radio Evropa e Lirë fillon transmetimet e para për t’iu kundërvënë propagandës komuniste dhe më pas për nxitjen e liberalizimit në vendet si Bashkimi Sovjetik dhe satelitët e tij. Sot Radio Evropa e Lirë, e financuar kryesisht nga qeveria amerikane, transmeton në rreth 18 gjuhë të botës, përfshi edhe në shqip. 1964 - U lind në Tiranë, Kryeministri i vendit Edi Rama, Kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë që nga viti 2005 dhe Kryeministër i Shqipërisë që prej vitit 2013. 1987 - Në Francë, ish-shefi i Gestapos Klaus Barbie, “Kasapi i Lionit”, gjykohet për krime kundër njerëzimit dhe dënohet me burgim të përjetshëm.
Kalendari historik, 4 korrik. (A2 Televizion)