Nga festivali “Glastonbury” në Angli. FOTO: GETTY IMAGES Modeli i printuar 3D i një kafke njerëzore, i ekspozuar në një panair teknologjie në Erfurt, Gjermani. FOTO: AP Një garues në kampionatin e mjekrave në Francë. FOTO: REUTERS Plazhistë freskohen në plazhin shkëmbor në Sliema, Maltë. FOTO: REUTERS Ekuilibristi Nik Wallenda ecën mbi “Times Square”, në Nju Jork. FOTO: REUTERS Ura e dëmtuar “Morandi” shembet me dinamit për t’u rindërtuar nga e para. FOTO: AP Mbështetësit e Gjeneralit sudanez Mohammed Hamdan Dagalo, nënkryetari i këshillit ushtarak në vend, parakalojnë me deve në një paradë ushtarake. FOTO: AP Një gjimnaste artistike gjatë performancës së saj në Lojërat e Minskut. FOTO: GETTY IMAGES Thatësira në Çenai, Indi, ka bërë që banorët të mbushin ujë nga depozitat. FOTO: REUTERS Ekuilibristi Lukas Irmler ecën në kabull 800 metra të gjatë, në lartësi 200 metra mbi nivelin e detit në Films, Zvicër. FOTO: AP Pamje spektakolare nga liqeni Van, Turqi. FOTO: GETTY IMAGES
Fotot më interesante të javës, nga agjencitë më prestigjioze botërore. (A2 Televizion)