1841 – Në Opera National de Paris u ngjit në skenë për herë të parë baleti “Giselle” 1867 – Lindi Luigi Pirandello, dramaturg, novelist, poet dhe mjeshtër i tregimit të shkurtër. Më 1934, Pirandello fiton Çmimin Nobel në Letërsi “për rigjallërimin e dramës”. Veprat e Pirandello përfshijnë romane, qindra tregime dhe rreth 40 drama, disa prej të cilave në dialektin sicilian. Pirandello cilësohet shpesh si pararendës i Teatrit të Absurd. 1911 – Samuel J. Battle u bë polici i parë afrikano-amerikan në Nju Jork. 1919 – U nënshkrua Traktati i Versajës, duke i dhënë fund Luftës së Parë Botërore, saktësisht pesë vjet pas fillimit të saj. 1926 – Krijohet firma Mercedes-Benz, kur Gottlieb Daimler dhe Karl Benz bashkojnë dy kompanitë e tyre për prodhimin e automobilave. 1948 – Lindi Kathy Bates, aktore amerikane fituese e Academy Awards 1953 - Joseph Laniel emërohet kryeministër i Francës. 1997 – Boksieri Mike Tyson u skalifikua, pasi gjatë ndeshjes i kishte kafshuar veshin kundështarit të tij Evander Holyfield. 1989 – Në 600 vjetorin e Betejës së Fushë Kosovës, presidenti jugosllav Sllobodan Millosheviçi mban fjalimin e Gazimestanit, në vendin e betejës historike. Po këtë ditë, më 2001, Millosheviçi, i arrestuar nga qeveria e Serbisë, dërgohet duarlidhur në Gjykatën ndërkombëtare të Hagës për krime lufte. 2016 – Ndodhi atentati në aeroportin Ataturk në Stamboll.
Kalendari historik, 28 qershor. (A2 Televizion)