
1912 – Woodrow Wilson zgjidhet president i 28-të i Shteteve të Bashkuara dhe shërben për dy mandate. Woodrow Wilson dhe Bill Clinton konsiderohen sot si presidentët amerikanë më popullorë mes shqiptarëve: Wilson për mbrojtjen e Shqipërisë në fillim të shekullit 20-të dhe Clinton për mbrojtjen e shqiptarëve të Kosovës, në fund të po atij shekulli. 
1930 – Sinklair Lewis fiton Çmimin Nobel në Letërsi, duke u bërë shkrimtari i parë nga Shtetet e Bashkuara që nderohet me këtë çmim. 
1937 – Adolf Hitleri mban një takim të fshehtë dhe deklaron planet e tij për “hapësirë jetësore” për popullin gjerman. 
1946 – John F. Kennedy, 29 vjeç, fillon karrierën e tij politike, duke u zgjedhur në Kongresin amerikan, si përfaqësues i shtetit Masaçusets. 
1959 – Lindi në Kanada, këngëtari i rrokut, Bryan Adams. 
2006 – Saddam Hussein, presidenti i mëparshëm i Irakut, dënohet me vdekje për masakrën e 148 Shi’itëve, në Dujail gjatë vitit 1982. 
Kalendari historik, 5 nëntor. (A2 Televizion)
              	  		Galeria fotografike ( )
              	  	
				    
                                          
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   