
Mbyllja e shkollës 9-vjeçare dy vjet më parë në fshatin Radhimë i ka detyruar nxënësit t’i drejtohen shkollës në Orikum, por duke vuajtur problemin e transportit. Prindërit dhe banorët e zonës shprehen të shqetësuar për situatën, duke kërkuar zgjidhje, madje duke pranuar ta paguajnë edhe vetë rrugën, por ende asnjë mjet transporti nuk i është vënë për fëmijët.
Për situatën është vënë në dijeni edhe kryeplaku i fshatit Radhimë.
Prindër që presin fëmijët jashtë ambienteve të shkollës shprehen të shqetësuar, ndërsa një problematikë e tillë, sipas tyre, duhet të marrë zgjidhje sa më parë.
Ndërkohë, drejtues të zyrës rajonale të arsimit në Vlorë kanë deklaruar se nuk kanë asnjë kërkesë zyrtare për transportin e nxënësve. (A2 Televizion)