910 – Vdiq Shën Naumi, i njohur si Naumi i Ohrit. Në vitin 905 në brigjet e liqenit të Ohrit Naumi themeloi një manastir, i cili vazhdon të mbajë emrin e tij. Edhe trupi i tij është varrosur aty. Sot, manastiri i Shën Naumit është një nga destinacionet turistike më të njohura në Maqedoni, Ballkan, Evropë e më gjerë. 1823 – Poezia e njohur si “The Night before Christmas”, botohet për here të parë, në mënyrë anonime, në gazetën New York Sentinel. Vargjet e saj janë cilësuar si “më të bukurat mbi Krishtlindjet të shkruara ndonjëherë nga një amerikan”. Poezia e botuar pa emër, më pas doli se ishte e dijetarit Clement Clarke Moore, i cili pranoi autorësinë, kur e përfshiu në antologjinë e punimeve të tij me titull “Poems” më 1844, me këmbënguljen e fëmijëve të tij, për të cilët ai e kishte shkruar. 1918 – Lindi Helmut Schmidt, politikan Gjerman, Kancelar i Gjermanisë Perëndimore nga 1974 deri në 1982. 1950 – Papa Piu XII shpall se arkeologët në Romë kishin zbuluar një varr nën bazilikën e Shën Pjetrit që mund të jetë varri i shenjtorit. Pas zbulimit të eshtrave të tjera dhe të një mbishkrimi, më 26 qershor 1968, Papa Pali VI deklaroi se eshtrat e Shën Pjetrit ishin identifikuar plotësisht. 1954 – Transplantimi i parë i suksesshëm i veshkave u krye nga mjekët J. Hartwell Harrison dhe Joseph Murray, në Boston, në Spitalin Brigham. Për këtë dhe punën e mëtejshme në fushën e transplantit, doktorët u nderua me çmimin Nobel për Mjekësi në vitin 1990. 1989 – Në Prishtinë u mbajt Kuvendi themelues i Lëvizjes Demokratike të Kosovës.
(A2 Televizion)