1777 –SHBA festuan të parën Thanksgiving, duke shënuar fitoren e amerikanëve ndaj Gjeneralit John Burgoyne në Betejën e Saratogës në tetor. 1863 – Në Grac të Austrisë lind Franz Ferdinand, princi mbretëror i Hungarisë dhe i Bohemisë. Nga viti 1889 deri në vdekje, ai ishte, princ trashëgimtar i fronit austro-hungarez. 1865 – Sekretari Amerikan i Shtetit shpalli Amendamentin e Trembëdhjetë që e ndalon skllavërinë në SHBA. 1878 – Lindi Josif Stalin, udhëheqës i Bashkimit Sovjetik nga mesi i viteve 1920 deri në vdekjen e tij në vitin 1953. Duke mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, ai ishte efektivisht diktatori i shtetit. 1981 – Një komunikatë zyrtare e lëshuar nga presidiumi i Kuvendit popullor dhe Këshilli i Ministrave, njofton se kryeministri Mehmet Shehu, 68 vjeç, kishte vrarë veten një natë më parë “gjatë një krize nervore”. 2013 – U nda nga jeta Fatos Sela aktor i Teatrit Kombëtar. Ndër interpretimet e kësaj periudhe veçojmë rolet: “Dy krisma ne Paris”, “Xhaxha Vanja”, “Portreti i Dorian Greit”, “Pulëbardha”, “Streha e të harruarve”, “Pamje nga ura” etj.
Kalendari historik, 18 dhjetor. (A2 Televizion)