
1184 p.e.s. – Troja shkatërrohet dhe digjet. Historia e kësaj lufte është transmetuar përmes shumë veprave letrare, kryesisht Iliadës së Homerit. Iliada ka të bëjë me vitin e fundit të rrethimit të Trojës. Me kalimin e shekujve, ngjarja u shndërrua në mit dhe deri në mesin e shekullit të 19-të, lufta dhe qyteti i Trojës besoheshin gjerësisht të ishin fantazi. 
1580 – Juan de Garay themelon Buenos Airesin. 
1788 – Eksploruesi rus Gerasim Izmailov arrin në Alaska, duke shënuar krijimin e kolonive ruse të Amerikës në Alaska. 
1903 – Një grup oficerësh serbë sulmon pallatin mbretëror në Beograd duke vrarë mbretin Aleksandër Obrenoviç dhe gruan e tij, mbretëreshën Draga. 
1935 – Në Alpin, Nju Xhersi, shpikësi Edwin Armstrong kryen demonstrimin e parë publik të transmetimit radiofonik FM në Shtetet e Bashkuara. 
1970 – Anna Hays dhe Elizabeth Hoisington marrin zyrtarisht detyrën, duke u bërë gjeneralet e para femra në ushtrinë amerikane. 
1987 – Margaret Thatcher udhëheq Partinë Konservatore drejt fitores së tretë radhazi në zgjedhjet e përgjithshme të Britanisë së Madhe. 
1998 – Më tepër se një milion njerëz në Sudan përballen me urinë, gjë kjo që nxit Kombet e Bashkuara që të shpallin katastrofë në rajon. 
2002 – Antonio Santi Giuseppe Meucci njihet si shpikësi i parë i telefonit nga ana e Kongresit të Shteteve të Bashkuara. Antonio Meucci, emigrant italian, ishte shpikës dhe mik e bashkëpunëtor i Giuseppe Garibaldit. Meucci kishte vendosur një lidhje elektromagnetike komunikimi me zë midis shtëpisë dhe laboratorit tij. 
2004 – Zhvillohet funerali shtetëror për ish-presidentin amerikan, Ronald Reagan, në Washington. 
2008 – U miratua Himni i Kosovës.
Kalendari historik, 11 qershor. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )