
1910 – U nda nga jeta Lev Tolstoy, shkrimtar dhe filozof rus. Emri i tj është i lidhur ngushtë me veprat e tij më të njohura, si “Lufta dhe paqja” apo “Ana Karenina”. 
1917 - Ukraina shpallet republikë. 
1945 – Gjykimet kundër 24 kriminelëve nazistë të luftës fillojnë në Pallatin e Drejtësisë, në Nuremberg. 
1977 – Presidenti egjiptian Anvar Sadat bëhet udhëheqësi i parë arab që viziton zyrtarisht Izraelin, ku takohet me kryeministrin izraelit Menahem Begin, duke kërkuar një marrëveshje për paqe të përhershme. 
1942 – Lindi Joe Biden, zv.presidenti i 47-të i SHBA, politikan amerikan dhe anëtar i Partisë Demokratike. 
2013 – Humbi jetën në aksident të rëndë në Kërrabë Sokol Olladashi, ish-deputet i Partisë Demokratike. Në korrik të vitit 2013, pas humbjes së zgjedhjeve elektorale nga Partia Demokratike dhe dorëheqjes së Sali Berishës nga posti i kryetarit të Partisë, ai kandidon për kryetar partie, përballë Lulzim Bashës, në zgjedhje të debatuara për moskorrektësi dhe nuk fiton.
Kalendari historik, 20 nëntor. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )
