1307 – Sipas legjendës, heroi zviceran Vilhem Teli e gjuan mollën mbi kokën e birit të tij. 1493 – Kristofer Kolombi për herë të parë arrin në tokën e quajtur sot, Puerto Riko. 1647 – Lindi filozofi francez Pierre Bayle, i njohur si shkrimtar dhe autor i Fjalorit historik dhe kritik enciklopedik, publikuar në fillim të vitit 1695. 1918 – Letonia shpall pavarësinë nga Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike. 1922 – U nda nga jeta Marcel Proust, shkrimtar francez. Ai vazhdoi traditën e shkrimtarëve të tipit Dante, Balzace dhe Joyce, që me veprën e tyre kanë arritur të krijojnë një univers të plotë, që rivalizon me realitetin. 1926 – Shkrimtari George Bernard Shaw refuzon të pranojë paratë për Çmimin Nobel, që kishte fituar. 1928 – U shfaq filmi i shkurtër i animuar me zë, ku film paraqiten personazhet e njohura Mickey dhe Minnie Mouse. Kjo datë gjithashtu llogaritet nga korporata Disney si ditëlindja e Mickey Mouse. 1975 – Lindi në Tiranë Altin Lala, trajner shqiptar futbolli dhe ish futbollist profesionist. Pas më shumë se 300 paraqitjesh në të gjitha kompeticionet, ai u largua në vitin 2012 për të qëndruar për pak muaj te skuadra e dytë e Bayern Munchen, ku dhe mbylli karrierën.
Kalendari historik, 18 nëntor/ (A2 Televizion)