Në vitin 904 Simeoni pushtoi Vlorën, Himarën, Butrintin. Bullgarët u shtrinë më në veri, pushtuan rreth 30 kështjella, por Durrësin dhe Shkodrën nuk i morën dot. 1703 – Cari Pjetri i Madh themelon qytetin e Shën Pjetërburgut. Më 1924 qytetit do t’i jepej emri Leningrad dhe pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik do të quhej përsëri Shën Pjetërburg. 1840 – U nda nga jeta Niccolò Paganini, violinist dhe kompozitor italian, një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave. 1922 – Lindi aktori amerikan Christopher Lee. Ai u bë i famshëm me rolin e tij në filmin Dracula. 1923 – Lindi Henry Kissinger, politikan amerikan dhe fitues i çmimit Nobel për Paqe. 1930 – Hapet për publikun ndërtesa Chrysler në New York, struktura më e lartë e bërë nga dora e njeriut deri në atë kohë, 319 metra. 1937 – Në Kaliforni, Ura Golden Gate hapet për trafikun e këmbësorëve, duke krijuar një lidhje midis San Françiskos dhe kontesë Marin. 1970 – Lindi aktori britanik i teatrit dhe filmit Joseph Fiennes. Ai më së shumti njihet për interpretimin e tij në filmin “Shakespeare in Love” më 1998. 1971 – Lindi ne Londër Paul Bettany, aktor britanik. Ai ndër të tjera ka interpretuar në të gjitha edicionet e serialit Iron Man. 1999 – Gjykata e OKB-së mbi krimet e luftës në Hagë konfirmoi se ka paditur presidentin jugosllav, Slobodan Milosheviç, si kriminel lufte. 2003 – U nda nga jeta në Romë Luciano Berio, kompozitor italian, një nga më të mëdhenjtë në Evropë dhe pionier i muzikës elektronike.
Kalendari historik, 27 maj. (A2 Televizion)