Ngacmim seksual ndaj dy të miturave, jepet masa për drejtorin e shkollës në Pogradec

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2021, 13:10 | Kronikë
Ngacmim seksual ndaj dy të miturave, jepet masa për drejtorin e

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 40 ditë për Adriatik Haxhillari, drejtor shkolle në Pogradec, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse të mitura.

Sipas avokatit të tij, 59-vjeçari nuk i pranon akuzat dhe e shfaq veten të pafajshëm.

https://a2news.com/2021/11/07/ngjarja-e-rende-ne-shkollen-e-pogradecit-drejtori-nuk-pranon-akuzat-gjyshja-e-te-mitures-i-shkruante-llafe-turpi/

Seanca u mbajt me dyer të mbyllura. Prania e familjarëve të të akuzuarit kanë pritur në ambientet e jashtme të gjykatës, për shkak të çështjes nuk janë lejuar në ambientet e brendshme.

Jashtë kamerave, familjarët e Haxhillarit mohojnë akuzat e ngritura ndaj drejtorit të shkollës së Stropckës, duke thënë se familjarit të tyre i është ngritur kurth për shkak të postit.

59-vjeçari Adriatik Haxhillari akuzohet për veprën penale të "ngacmimit seksual" ndaj dy 14-vjeçareve. Ai u arrestua ditën e shtunë nga policia, ndërsa gjykata e la në burg për 40 ditë deri në paraqitjen e provave të tjera nga organi i akuzës.

Prokuroria ka sekuestruar telefonat e vajzave dhe të drejtorit dhe janë dërguar për ekzaminim. Për këtë, prokurori ka kërkuar 40 ditë kohë deri në ardhjen e përgjigjeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos