Ngacmoi seksualisht të miturën, pranga 54-vjeçarit

Nga A2 CNN
26 Janar 2023, 10:51 | Kronikë
Ngacmoi seksualisht të miturën, pranga 54-vjeçarit

Efektivët e policisë së Lushnjës organizuan me sukses një operacion policor në fund të të cilit u bë i mundur arrestimi i një 54-vjeçari nga Berati.

54-vjeçari F.B. dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur, për këtë arsye është vënë në pranga.

Arrestimi i tij erdhi pas kallëzimit në polici nga e mitura dhe familjarët e saj, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos