Një pyll në mes të stadiumit

Nga A2 CNN
7 Shtator 2019, 13:11 | Fotolajme

Stadiumet e futbollit gjithmonë kanë qenë sinonim i zhurmës dhe emocioneve të forta. Por një instalacion artistik në Austri ka ndryshuar tërësisht këtë ide, në përpjekje për të tërhequr vëmendje për ndryshimet klimatike dhe humbjen e pyjeve në Tokë.

Stadiumi “Wörthersee” në Klagenfurt është transformuar tërësisht pas zbatimit të një projekti të artistit zviceran Klaus Litmann. Fusha e blertë, e vendosur pranë liqenin Wörthersee  në qytetin jugor Karintia, është mbushur tashmë me rreth 300 pemë të larta, disa prej tyre peshojnë rreth gjashtë tonë. Gjithçka është shfrytëzuar nga një vepër e arkitektit dhe artistit austriak Max Peintner, realizuar mbi 30 vite më parë. Sipas Littmann, synimi është që të krijohet vetëdija se një ditë, natyra do të dominojë dhe të shfaqë forcën e saj kudo.

Në këtë stadium luan ndeshjet e saj skuadra Austria Klagenfurt, e cila merr pjesë në kategorinë e dytë austriake. Përkohësisht, klubi do t’i zhvillojë ndeshjet në një stadium tjetër që gjendet pranë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos