Dy vajza në luftë me një gjarpër, për të shpëtuar konen e tyre. Video dramatike u regjistrua nga kamerat e sigurisë në oborrin e një shtëpie në Kuinsland, Australi, më 27 nëntor.
Ndërsa qeni i vogël po shëtiste në oborr, papritur një piton del nga ferrat dhe e rrethon. Dy vajzat e shtëpisë nxitojnë t’i vijnë në ndihmë, njëra duke e goditur me shkop gjarprin e tjetra duke e kapur me duar. Ajo e rrotullon në ajër pitonin që më në fund e lëshon qenin e vogël. “Fatmirësisht Jasper pati vetëm dëmtime të vogla, por shpresojmë që incidenti të shërbejë për të paralajmëruar të tjerët që të bëjnë sytë katër”, shkroi familja teksa publikoi videon në YouTube.
Sipas mediave lokale, edhe pitoni është mirë dhe nuk pësoi dëmtime. (A2 Televizion)