Një video dramatike vjen nga Kina, ku duket një person i cili i shpëton vdekjes për mrekulli, edhe pse nga pamjet makina duket sikur e shkel mbi kokë ndërsa ai po dilte nga një pusetë.
Pamjet janë kapur nga kamera e sigurisë në rajonin Xinjiang të Kinës, më 25 nëntor. Punëtori, i cili sipas mediave lokale identifikohet vetëm me emrin Zhang, mrekullisht mbijetoi, por pati dëmtime në kokë, sipas policisë.
Në fakt, ishin pikërisht autoritetet që e publikuan videon me pamjet e rënda, për të sensibilizuar njerëzit mbi sigurinë rrugore. (A2 Televizion)