Një burrë kinez ka goditur infermieren, e cila po i bënte testin antikoronavirus. Arsyeja e këtij veprimi ishte se personit në fjalë iu duk tampon “shumë i bezdisshëm”.
Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se si burri godet punonjësen e spitalit të Jilin në kokë. Infermierja shtanget për disa sekonda, përpara se të largohet nga dhoma, ndërsa burri dëgjohet duke i bërtitur, ndërkohë që gruaja që e shoqëronte atë, i kërkon që të qetësohet.
Ai u dënua me 40 euro gjobë dhe u mbajt në paraburgim për 7 ditë, si ndëshkim për veprimin e tij. (A2 Televizion)