Aksident me vdekje në Dibër, humb jetën 20-vjeçari

Nga A2 CNN
11 Mars 2023, 15:17 | Kronikë
Aksident me vdekje në Dibër, humb jetën 20-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e së shtunës në Dibër. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:15 në rrugën dytësore të fshatit Melan.

Sipas informacioneve, një 18-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit tip “Golf” që po drejtonte dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Plagëve nuk ka mundur t’u mbijetojë një 20-vjeçar që ishte pasagjer në automjet. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos