Një aksident me pasojë një person të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në qytetin e Fierit.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kastriot” të këtij qyteti, ku një drejtues automjeti ka humbur kontrollin dhe për pasojë makina është kthyer përmbys.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i makinës ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. (A2 Televizion)






