Berat-Dimal, kamionçina përplas këmbësorin

Nga A2 CNN
11 Mars 2023, 20:39 | Kronikë
Berat-Dimal, kamionçina përplas këmbësorin

Vijojnë ngjarjet e renda rrugët e Shqipërisë. Një 40-vjeçar ndodhet në spital pas një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin Berat-Dimal.

I lënduari, i identifikuar si shtetasi A.K., po ecte në rrugë pranë vendit të quajtur "Ish Dogana", kur u përplas me një automjet tip kamionçine të drejtuar nga 49 vjeçari A.E.

Me drejtuesin e mjetit po kryen veprimet e mëtejshme procedurale, ndërkohë që grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos