
All - Paragraf - 1
Një burrë në Indi është arrestuar pasi i ka çarë me drapër barkun gruas së tij shtatzënë për të mësuar gjininë e fëmijës. Akti barbar shkaktoi vdekjen e fëmijës, ndërsa nëna është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas mediave lokale, çifti kishte 5 vajza.
All - Paragraf - 3
Në Indi, vajzat shihen si barrë për familjen dhe preferohen djemtë. Shumë familje bëjnë fëmijë derisa të lindin një djalë.
Në Indi aborti është i ligjshëm, por aborti selektiv, që targeton femrat, jo. Gjithsesi, qindra-mijëra vajza abortohen çdo vit në këtë shtet. Kjo është arsyeja që India ka vetëm 100 femra për çdo 107 meshkuj të lindur. Në botë, mesatarja është 100 femra për 105 meshkuj. (A2 Televizion)
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4