Ngjarje e rëndë ne Fier, ndërron jetë 3-vjeçari në kopsht

Nga A2 CNN
7 Janar 2022, 14:24 | Kronikë
Ngjarje e rëndë ne Fier, ndërron jetë 3-vjeçari

Një fëmijë i moshës 3-vjeçare ka ndërruar jetë në një kopsht privat në Fier, tha policia lokale. Ngjarja ka ndodhur në orën 13:00, këtë të premte.

Në një njoftim të shkurtër për mediat, policia thotë se po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së fëmijës.

Sipas informacioneve paraprake, fëmija ka gëlltitur një send të fortë dhe është mbytur. Burimet thonë se 3-vjeçari ka hematoma në qafë, por paraprakisht dyshohet se i janë shkaktuar nga përpjekja për ta shpëtuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos